Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata pushon çështjen ndaj ish-drejtorit të Burgjeve Arben Çuko


Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko është shpallur i pafajshëm nga gjykata.

Çuko akuzohet për moskallëzim krimi gjatë kohës kur ushtronte detyrën. Gjithashtu Çuko doli edhe në përgjimet e grupit të “Avdylajve”, ku u arrestua si pjesë e grupit “Vol-Vo 4”.

Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.

Ditën e sotme, Gjykata në seancën paraprake pushoi çështjen e ngritur ndaj tij.

Arben Çuko ka qenë edhe deputet i Parlamentit nga radhët e Partisë Socialiste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *