Vendosni fjalën kyçe....

Kapet duke transportuar 12 të huaj në këmbim të fitimit, arrestohet 27-vjeçari në Devoll


Një 27-vjeçar është kapur ditën e sotme në Devoll për dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

27-vjeçari me iniciale A.Sh banues në Tiranë u kap duke transportuar 12 shtetas të huaj.

Ai u kap në unazën e qytetit të Bilishtit, duke transportuar me mjetin tip “Citroen”, në drejtim të Tiranës 12 shtetas të huaj, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro.

Njoftimi i policisë:

Devoll

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Kapet duke transportuar 12 shtetas të huaj, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Specialistët për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  • A. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë në unazën e qytetit të Bilishtit, kanë kapur shtetasin A. SH., duke transportuar me mjetin tip “Citroen”, në drejtim të Tiranës 12 shtetas të huaj, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro.

Po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore, persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *