Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Autoritetit Palestinez refuzon ofertën e Trump-it për marrëveshjen me Izraelin


Kreu i Autoritetit Palestinez (PNA), Mahmoud Abbas, ka hedhur poshtë një ofertë nga presidenti amerikan Donald Trump për të diskutuar planin e tij të paqes të emërtuar ‘Marrëveshja e shekullit’, raportoi AFP, duke cituar zyrtarë anonimë palestinezë.

Burimet thonë se administrata Trump ka bërë disa përpjekje për të biseduar me Abbas-in gjatë muajve të fundit, përfshirë edhe përmes palëve të treta, por pa asnjë dobi.

Sipas një prej burimeve të agjencisë së lajmeve, udhëheqësi i PNA-së nuk po planifikon të diskutojë ndonjë plan, derisa një zgjidhje dy shtetesh që parashikon krijimin e një shteti të pavarur Palestinez përkrah Izraelit të njihet nga SHBA-ja.

Kjo shkon në përputhje me qëndrimin e mëpërparshëm të PNA-së, nga frika se marrëveshja e Trump-it kërkon të varrosë ëndrrat e saj për krijimin e një shteti palestinez.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *