Një futbollist në ligat amatore britanike tregoi aftësi të mëdha luftarake në fushën e lojës por kjo i kushtoi marrjen e tre kartonave njëherësh, brenda 12 sekondash.
Alex Low i Garforth Town rrëzoi përtokë një lojtar të Bridlington Town gjatë një aksioni dhe më pas vrapo disa dhjetëra metra për të rrëzuar një tjetër lojtar.
Pas ndaljes së lojës, gjyqtari i ndeshjes i dha dy kartona të verdhë radhazi, nga një për secilën ndërhyrje e më pas i nxorri kartonin e kuq. Videoja është publikuar së fundmi në rrjetet sociale duke marrë një numër rekord prej 200 mijë pëlqimesh.