Vendosni fjalën kyçe....

Merkel dhe Rama zbulojnë temat e diskutimit nga takimi në konferencën për shtyp


Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas përfundimit të takimit bilateral në një konferencë për shtyp zbuluan temat e diskutimit mes tyre.

Merkel deklaroi se në mars dëshron që të ketë një dakordësi për hapjen e negociatave.

Gjermania do të marr pjesë në këtë konferencë. Bashkëpunimi ishte mbresëlënës. Do të flasim për marrëdhëniet ekonomike. Dua të them se në lidhje me Reformën në Drejtësi janë arritur shumë gjëra dhe duhet të vazhdojë që të përmbyllet. Ka një rëndësi thelbësore, ne i përmbahemi prespektivës së Shqipërisë dhe Ballkanin Perëndimor në BE. Duam që këto shtet te përafrohen me BE. Duam që në mars të kemi një dakordësi për hapjen e negociatave. Të dyja vendet kanë suksese dhe do të punojmë fort që në mars të arrijmë rezultate. E ardhmja e këtyre dy vendeve është në BE”-tha Merkel.

Ndërsa Rama gjatë fjalës së tij theksoi se nga takimi u diskutua për nevojën e Shqipërisë për procesin e rindërtimit si edhe për prespektivën e integrimit dhe rolin e Gjermanisë në procesin e Berlinit.

Diskutuam për nevojën e madhe që Shqipëria ka, në procesin e vështirë të rindërtimit, i cili duke u bazuar në raportin e dëmeve, hartuar në bashkëpunim me BE, përmban një shumë që është përtej të gjitha mundësive tona për ta përballuar të vetëm. Kemi diskutuar dhe për perspektivën e integrimit të Shqipërisë dhe bashkëpunimin rajonal, ku roli i Gjermanisë ka qenë i jashtëzakonshëm me procesin e Berlinit. Në fund, dëshiroj të shpreh të gjithë konsideratën për mënyrën si ka nisur puna e Komisionit Evropian, të them që një dimension më i qartë do të jetë një ndihmë e madhe për ne dhe të gjithë rajonin”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *