Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ambasadoren e re të SHBA-së, zonjën Yuri Kim e cla vetëm para pak ditëve ka mberritur në Shqipëri.
Meta tha se ka pranuar kredencialet e zonjës Kim, ndërsa e quan SHBA-në një partner të pazëvendësueshëm.
“I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim.
SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.
Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”– shkruan Meta.
Në këtë takim, Kim shoqërohej nga numri 2 i Ambasadës Amerikane në vendin tonë, e dërguara e posaçme Leyla Moses-Ones.