Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka reaguar pas takimit mes Kancelares Gjermane, Angela Merkel dhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Meta ka përshëndetur angazhimin e Merkelit për çeljen e negociatave dhe ka theksuar se zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut nga Shqipëria janë harta e sigurt e rrugës evropiane të vendit.
“Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë”-shkruan Meta në rrjetet sociale.