Vendosni fjalën kyçe....

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë shkon në 81, qeveria zgjat pushimet


Numri i njerëzve që kanë humbur jetën në Kinë nga koronavirusi i ri është rritur në 81, ndërkohë që rreth 3,000 njerëz të tjerë janë të konfirmuar si mbartës të virusit.

Pushimet e vitit të ri janë zgjatur me tre ditë deri të dielën në Kinë, në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Siç shkruan BBC, të hënën kryeministri kinez Li Keqiang vizitoi Ëuhan-in, kryeqytetin e provincës Hubei e cila ishte dhe qendra e shpërthimit të virusit.

Numri i vdekjeve vetëm në provincën e Hubei-it është ngjitur nga 56 në 76. Zgjatja e pushimeve të festës së vitit të ri lunar është një veprim jashtëzakonisht i pazakontë për Kinën, por ideja që gjysmë miliardë njerëz do të kthehen dhe të përshkojnë përsëri vendin në trena, avionë dhe autobusë është gjëja e fundit që qeveria dëshiron.

Të paktën 44 raste të të sëmurëve nga koronavirusi janë konfirmuar jashtë vendit, përfshirë në Tajlandë, Shtetet e Bashkuara dhe Australi. Deri më tani nuk ka patur humbje njerëzore në vendet e tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *