Vendosni fjalën kyçe....

Pengmarrja në Kamzë, arrestohet një person në Shijak e shpallet në kërkim i vëllai


Një person është arrestuar në Shijak ndërsa i vëllai është shpallur në kërkim. Ata akuzohen se janë pengmarrësit e Jak Prengës disa ditë më parë në Kamzë.

Altin Hajri ra në prangat e bluve pas një aksioni të zhvilluar ditën e sotme ndërsa i vëllait, Leonardi, është shpallur në kërkim. Sipas bluve, Prenga është mbajtur në një kompleks në Shijak, por nuk është gjetur ende.

Vëllezërit Hajri jetojnë në periferi të Shijakut dhe dyshohet se kanë vënë pasuri disa miliona euroshe falë trafikut ndërkombëtar të drogës. Ata akuzohen për pengmarrjen e Prengës por shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *