Vendosni fjalën kyçe....

Rafael Nadal kalon në çerekfinale të Australia Open


Rafael Nadal ka kaluar në çerekfinale të Australian Open, pas triumfit drithëruese në katër sete kundër Nick Kyrgios të hënën në Melbourne.

Numri një i botës nuk e kishte humbur asnjë set para këtij dueli në këtë turne, por australiani doli të ishte testi më i vështirë i tij deri tani duke ia rrëmbyer një set, raporton Gazeta Express.

Kyrgios, i cili doli për t’u ngrohur për këtë meç i veshur në fanellë të Kobe Bryant që vdiq tragjikisht në një aksident me helikopter, bëri betejë të fortë por Nadal doli triumfues  6:3 3:6 7:6 (8:6) 7:6 (7:4).

Nadal do të përballet me numrin pesë të botës, austriakun Dominic Thiem në rrethin e tetë më të mirëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *