Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Berlin për të takuar Merkelin, në fokus donacionet për tërmetin


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berlin, ku po zhvillon një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në këtë takim ku do të diskutohet për Programin e Rindërtimit, Rama shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ministri i ri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe krahu i djathtë i Ramës, Endri Fuga. Më vonë gjatë ditës ata pritet të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Balla ka publikuar edhe disa foto nga eskorta e kryeministrit Rama në Berlin ndërsa thotë se shpreson që qeveria gjermane të japë një kontribut të rëndësishëm për fondin e rindërtimit.

“Me Kryeministrin Edi Rama sot në Berlin për takimin me Kancelaren Angela Merkel për Programin e Rindërtimit në prag të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt.

Gjermania është një vend mik dhe partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë. Ashtu siç garantoi Kancelarja Merkel menjëherë pas goditjes tragjike të tërmetit të 26 Nëntorit se “Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë”, shpresojmë se qeveria federale do të jetë një kontribues i rëndësishëm në fondin e rindërtimit.

Viti i ri 2020 që sapo ka nisur është viti i rindërtimit, i ringritjes pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale do të hyjë në një banesë të re. Po ashtu deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja”– thotë Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *