Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni amerikan në Afganistan, dyshohet për viktima


Ushtria amerikane ka pranuar humbjen e një aeroplani në Afganistanin qendror. Ata shtuan se ata nuk kanë gjetur ndonjë shenjë se avioni ishte goditur, ndërsa dyshohet se personeli ushtarak që ishte brenda ka humbur jetën.

Avioni u rrëzua në zonën e qytetit Ghazni të hënën. Një hetim mbi incidentin është duke u zhvilluar dhe ushtria amerikane pritet të sigurojë informacione të mëtejshme, ka thënë zëdhënësi i forcës amerikane në Afganistan, koloneli Sonny Leggett.

Zyrtari gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e Talibanëve se një avion tjetër ishte rrëzuar në vend, duke i përshkruar ato si false.

Më parë gjatë ditës, Talibanët thanë që një helikopter ushtarak ishte rrëzuar në lindje të vendit menjëherë pas rrëzimit të aeroplanit. Grupi militant nuk dha detaje për incidentin e supozuar dhe as nuk saktësoi kujt i përkiste helikopteri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *