Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Kroaci, ekuipazhi në kërkim


Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme, ku një helikopter ushtarak është rrëzuar në Kroaci, ekuipazhit të cilit është shpallur në kërkim.

Bëhet me dije se dy anije shpëtimi dhe ekipe të tjerë kërkim-shpëtimi janë dërguar drejt vendngjarjes por ende nuk ka informacione të mëtejshme, sipas madiave kroate.

“Policia është njoftuar se ndërmjet Zablac dhe Zlarin ka rënë në det një helikopter. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë dërguar dy anije” ka njoftuar policia e Shibenikut duke bërë me dije se janë mobilizuar edhe ekipe të tjera.

Ministria e Mbrojtjes ndërkaq ka bërë me dije se bëhet fjalë për helikopter ushtarak Kiowa Warrior.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *