Vendosni fjalën kyçe....

Takimi i radhës për Reformën Zgjedhore, çfarë deklaruan Bylykbashi, Hajdari dhe Gjiknuri


Pas përfundimit të takimit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore së bashku edhe me ekspertët përkatës, Oerd Bylykbashi, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri zbuluan disa nga çështjet e diskutimit për mediat pas vendimeve të marra në këtë mbledhje.

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, deklaroi se data 15 mars është një ditë ambicioze dhe sipas nëse është e nevojshme do ketë edhe ndryshime në Kushtetutë jo vetëm në Kodin Zgjedhor.

Ramë dakord për kalendarin, çështjet që do shtrojmë. Të gjitha duan kohën e duhur dhe seriozitetin e duhur që te jemi në gjendje të arrijmë në dakordësi. Me rendësi është të arrijmë në një produkt final, që të jetë i duhuri dhe më i përshtatshmi për të garantuar të drejtën e zgjedhurit, t’i heqim presionin politik, që qytetarët e kanë pasur të pamundur të mendojnë të lirë.

Me rëndësi është transparenca e kësaj tryeza, mbikëqyrja e ndërkombëtarëve. Sot ka pasur prezencë të OSBE e BE-së, gjithashtu ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik.  Pra ka një angazhim të fortë në lidhje me ketë tryezë. 15 marsi datë është ambicioze dhe shumë e pamundur, por ekspertët do ulen do punojnë paraprakisht, nëse është e nevojshme do ketë ndryshime edhe në kushtetute, jo vetëm ne Kodin Zgjedhor”- u shpreh Hajdari.

Ndërsa përfaqësuesi i opozitës së bashkuar nga Partia Demokratike, Oerd Bylykbashi, vuri theksin se te dokumenti i firmosur sotë për metodologjinë për çështjet politike dhe sipas tij elementi më i rëndësishëm është të ketë vullnet politik për të ndarë politikën nga shteti.

Miratuam agjendën dhe afatet përgjatë këtij procesi ku do të ketë kontribute dhe miratim të paketave të ndryshme.

Opozita është e angazhuar për të ecur me shpejtësi në drafte duke pasur parasysh edhe punën që është bërë në Komision, kur opozita ishte palë e tij.

Ajo që ka rëndësi është që dokumenti i sotëm, metodologjia e tij përfshin gjitha çështjet politike, të shit- blerjes së votës, ndarja e politikës nga krimi, problemet e rënda zgjedhore, çështja e sistemit dhe të gjitha masat që kanë emërues të përbashkët elementin e vullnetit politik për të ndarë politikën nga shteti. Një angazhim dhe standard i OSBE pa të cilën çdo ndryshim pëson fatin e ndryshimeve të që janë bërë deri më sot”-deklaroi Bylykbashi.

Ndërsa për përfaqësuesin e mazhorancës, Damian Gjiknuri, opozita duhet të depozitojë çështjet specifike dhe se gjithçka mund të arrihet brenda datës 15 mars.

Diskutuam për të gjitha çështjet që janë objekt i punës së Komisionit të Reformën Zgjedhore, duke filluar nga përmirësimi i administratës, financimi i fushatës, krimet zgjedhore, edhe disa shqetësime të ngritura nga opozita. E kam deklaruar edhe një herë për çështje që ata i mendojnë shumë specifike të vijë më propozimet e tyre.

Ne kemi një afat dhe duhet të mbyllet në 15 mars. Sot ishte një takim për dakordësuar afatet edhe temat që janë për të diskutuar. Ne jemi të gjejmë konsensus për të gjitha çështjet. Nëse ka vullnet ne deri në 15 mars mund t’i kemi zgjidhur çështjet që deri tani palët janë të ndara. Sot ishte një takim për të dakordësuar axhendën e punës dhe afatet”- u shpreh Gjiknuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *