Tre raketa kanë goditur Ambasadën Amerikane në kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Siç shkruan BBC, një raketë goditi kafenenë e ambasadës ndërsa dy të tjerat goditën vetëm pak më larg.
Si pasojë e sulmit kanë mbetur të plagosur tre persona, sipaz agjencisë së lajmeve Reuters. Kjo është hera e parë në vite që stafi është lënduar në sulme të tilla.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi, por SHBA-ja ka fajësuar fraksionet ushtarake të mbështetura nga Irani në Irak.
Kryeministri i Irakut Adel Abdul Mahdi e dënoi sulmin, duke deklaruar se vazhdimi i veprimeve të tilla mund të kthejë “Irakun në një fushë beteje”.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha: “Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Irakut të përmbushë detyrimet e saj për të mbrojtur objektet tona diplomatike.”
Sulmet e fundit kanë shënjestruar ambasadën ose bazat ushtarake të Irakut ku janë vendosur trupat amerikane.
Këto sulme nga Irani vijnë pas vrasjes së komandantit të lartë ushtarak iranian, Gjeneral Qasem Soleimani.