Vendosni fjalën kyçe....

U kap me dokumenta false në Rinas, gjykata merr vendimin për shtetasin turk


Gjykata ka marrë vendimit për shtetasin turk Selami Simsek, i cili u arrestua pak muaj më parë në aeroportin e Rinasit nga autoritetet shqiptare.

Prokuroria kërkoi 1.6 vite burg për Simsek me akuzat për falsifikim të pasaportave dhe vizave.

Gjyqtari Ahmet Metaliaj, dha dënimin me 18 muaj burgim por që për shkak se përfitoi gjykim të shkurtuar dënimi i ulet me 1/3 duke u dënuar me 12 muaj.

Simsek tashmë i ka bërë 10 muaj paraburgim dh gjykata ka vendosur që dënimi të fillojë që nga koha e arrestimit dhe shtetasit turk i ka mbetur edhe një muaj burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *