Fansat e tyre mezi e prisnin këtë ditë, por Klea Huta dhe Elgit Doda mesa duket kanë vendosur t’i bëjnë gjërat në fshehtësi.
Çifti i famshëm ka kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni të fshehtë shumë larg Shqipërisë, në shkretëtirën e Marokut.
Pas ceremonisë unike, Klea dhe Elgiti e kanë bërë vetë të ditur lajmin për publikun, duke publikuar disa foto nga seti i realizuar në shkretëtirë.
“Unë thashë po, faleminderit që ekziston”, shkruan Elgiti krahas fotove. Siç shihet në foto, moderatorja ka zgjedhur një fustan të bardhë me perla, ndërsa flokët i ka mbajtur të lëshuara me onde dhe një grim minimalist.
Së shpejti çifti pritet të bëhen prindër për herë të parë pasi moderatorja është në pritje të ëmbël.