Pas daljes së rezultateve të autopsisë lidhur me vdekjen e 19-vjeçares Rezarta Hajdari nga Librazhdi, vëllai i viktimës ka deklaruar se nuk ka asnjë akuzë në drejtim të familjes së ish-bashkëshortit të saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të dhjetorit 2019 në Xhyrë të Librazhdit, ku e reja ndërroi jetë në shtëpinë e bashkëshortit, Olsi Hajdari 5 ditë pas martesës, ndërsa vetë dhëndri mbeti pa ndjenja dhe qëndroi disa ditë në gjendje kome.
Sipas raportit të autopsisë, vdekja e 19-vjeçares dhe helmimi i bashkëshortit, kishte ardhur për shkak të monoksidit të karbonit nga mangalli që çifti kishte në dhomë për t’u ngrohur.