Zbulohen propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore. Për të përmbushur afatin e 15 marsit, grupit i punës për Reformën Zgjedhore ka listuar 12 çështje kyçe, ku vërehet se pjesën më të madhe e zënë kërkesat e opozitës: Ndarje e shtetit nga partia, masa kundër shitblerjes së votës, ndarja e politikës nga krimi, përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, dhe sistemi zgjedhor.
Çështja e parë në axhendën e punës, që i duhet dhënë zgjidhje deri në fillim të shkurtit është parandalimi dhe goditja e krimeve zgjedhore, ku përfshihen “masa per rolin e policisë, prokurorisë dhe gjykateve në procesin zgjedhor kundër shitblerjes së votës, presionit mbi zgjedhesit dhe administratën, cënimit të sekretit dhe lirisë së votës dhe abuzimi me burimet shtetërore”.
Kërkesat e tjera lidhen me ndarjen e politikës nga krimi, një kërkesë e vazhdueshme e opozitës, për të cilën parashikohet forcimi i zbatimit të procesit të dekriminalizimit, financimi i partive politike dhe përfshirja e teknologjisë elektronike në zgjedhje.
Çështjet kryesore:
Kliko këtu për dokumentin e plotë.