Vendosni fjalën kyçe....

41 viktima nga tërmeti, Turqia përfundon kërkimet 3 ditë pas tragjedisë


Ekipet turke të emergjencës gjetën të hënën trupat e dy viktimave të fundit të zhdukur nën rrënoja, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes, duke e çuar në 41 numrin në total të viktimave.

Siç shkruan AP, tre ditë pas tragjedisë, operacioni i kërkim-shpëtimit ka përfunduar dhe janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat të paktën 45 persona.

Pamjet live televizive treguan shumë punonjës të urgjencës të mbledhur në një rreth afër rrënojave për t’u lutur për viktimat, përpara se misioni i kërkimit dhe shpëtimit të ndërpritej zyrtarisht.

Tërmeti i së premtes me magnitudë 6.8 ballë ka shkatërruar 76 ndërtesa dhe ka dëmtuar më shumë se 1.000 të tjera, duke detyruar të mbijetuarit të strehohen në tenda, xhami, shkolla, salla sportive dhe konvikte studentore. Autoritetet paralajmëruan njerëzit të mos ktheheshin në shtëpitë që mund të ishin të pasigurta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *