Vendosni fjalën kyçe....

“Arben Kraja njësoj si Donika Prela, të sqarojë pse i mohoi SPAK-ut hetimin e Dosjes 184” – PD


Partia Demokratike ka denoncuar vendimin e SPAK-ut për të mos marrë përsipër Dosjen 184 për zgjedhjet lokale në Dibër në vitin 2016.

Në një deklaratë, numri dy i selisë blu, sekretari Bardhi tha se vendimi i marrë nga hetuesi i komunizmit, Arben Kraja, për të mos e hetuar dosjen ku janë Rama, Gjiknuri, Manja e Ndreu është politik e kundër interesave të vendit.

Bardhi thotë gjithashtu se është detyrë ekskluzive e SPAK-ut që të hetojë dosje të kësaj natyre.

‘Vendimi i hetuesit të komunzimit, Arben Kraja për të mos lejuar SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë. Hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, përsa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë.’ – shkruan Bardhi.

Në fund, Bardhi thotë se drejtuesi i SPAK-ut, Kraja, duhet të japë sqarime publike pse refuzoi hetimin e dosjes në fjalë, duke thënë se ajo është kush u Bundestagut gjerman.

‘Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Arben Kraja ka detyrim të japë sot sqarime publike pse i mohoi SPAK-ut mundësinë e hetimit të Edi Ramës dhe shpurës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.’ – mbyll reagimin e tij Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *