Vendosni fjalën kyçe....

Avokati mungoi në seancë, gjykata rrëzon kërkesën e Agim Kajmakut


Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Agim Kajmakut, ish-kryebashkiakut të Vorës, për heqjen e masës së  sigurisë ‘Arrest me burg’.

Kërkesën Kajmaku e kishte bërë ndërkohë që ishte në arrati. Gjykata arsyetoi se shkak i rrëzimit të kërkesës është bërë mungesa në seancë e vetë Kajmakut dhe avokatit të tij.

 Gjykata ndërkohë ka regjistruar kërkesën e Prokurorisë për të marrë Kajmakun si të pandehur dhe ka nisur gjykimin e dosjes.

Për Agim Kajmakun, Gjykata e Tiranës vendosi më 12 nëntor masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, një ditë pasi prokuroria lëshoi urdhër arrestin për të. Më 21 nëntor Gjykata e Apelit la në fuqi të njëjtën masë sigurie.

Që prej asaj kohe, Agim Kajmaku ndodhet në arrati.

Pas denoncimeve së pari nga Partia Demokratike, rezultoi se Agim Kajmaku ishte ndaluar nga autoritetet në Greqi kur jetonte në shtetin fqinj me emrin Jorgo Toto. Po këtë ai nuk e kishte deklaruar në formular.

Pas verifikimeve të Prokurorisë, Kajmaku akuzohet për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”. Pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 nëntor, Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy nën kryetarëve dhe ka vendosur dikë tjetër në atë post. Por avokati i ish-kryebashkiakut pretendon se lëvizjet janë bërë me  31 tetor dhe jo me 1 nëntor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *