Vendosni fjalën kyçe....

Cilat vende kanë konfirmuar raste të reja nga koronavirusi kinez?


Mijëra njerëz në të gjithë botën janë diagnostikuar me koronavirusin, i cili ka origjinën në qytetin kinez të Wuhan-i.

Raste të reja me koronavirus po raportohen çdo ditë në të gjithë botën, por deri më tani në Kinë, raportohen të paktën 106 njerëz të vdekur ndërsa janë regjistruar më shumë se 4500 raste në të gjithë vendin.

Rastet janë konfirmuar gjithashtu në disa vende në rajonin e Azisë-Paqësorit, si dhe në Europë dhe Amerikën e Veriut.

Këtu janë vendet që kanë konfirmuar deri më tani rastet e koronavirusit të ri:

Australia

Australia ka konfirmuar pesë raste të koronavirusit. Më e fundit ishte një grua 21-vjeçare që u zbulua në fluturimin e fundit nga Wuhan-i drejt Sidneit, përpara se Kina të vendoste urdhrin për ndalimin e udhëtimeve.

Rastet e reja u zbuluan te një burrë që mbërriti në Melburn nga Kina dhe tre burra në Sidnei, të cilët kishin mbërritur kohët e fundit nga Kina dhe rezultuan pozitivë pas testeve për sëmundjen. Ata po trajtohen në njësi izolimi në spitalet lokale.

Kamboxhia

Kamboxhia ka konfirmuar rastin e parë të koronavirusit në vend më datë 27 janar. Ministri i Shëndetësisë, Mam Bunheng tha që pacienti ishte një shtetas kinez 60 vjeç, në qytetin bregdetar të Sihanoukville.

Kanada

Një burrë që mbërriti në Toronto me gruan e tij më 22 janar pasi vizitoi Wuhan-in, është konfirmuar të ketë koronavirus. Çifti kishin veshur maska ​​në fluturimin e tyre nga Guangzhou dhe morën transportin e tyre për në shtëpi nga aeroporti. Gruaja e tij ka testuar gjithashtu pozitive për virusin.

Nëntëdhjetë raste të tjera të dyshuara që po hetohen nga zyrtarët shëndetësorë, janë nga Toronto.

Kinë

Që nga 28 janari, të paktën 4500 njerëz janë konfirmuar të infektuar në të gjithë Kinën, shumica e tyre në Wuhan apo zonat pranë tij në provincën Hubei.

Të paktën 106 njerëz kanë vdekur, pothuajse të gjithë në provincën Hubei. Vetëm katër prej vdekjeve janë konfirmuar diku tjetër, përfshirë një në Pekin dhe një në Shanghai.

Qeveria kineze ka vendosur kufizime drastike për udhëtimet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit. Po ashtu janë mbyllur vendet turistike në një nga periudhat më të ngarkuara të vitit.

Francë

Ekzistojnë tre raste të njohura të koronavirusit në Francë, vendi i parë europian që preket. Një burrë 48-vjeçar ndodhet në spital në Bordeaux. Ai kohët e fundit kishte udhëtuar në Wuhan dhe ishte kthyer në Francë përmes Hollandës.

Dy të tjerë, një çift kinez në fillim të të ’30-tave janë shtruar në spital në Paris. Të tre personat kishin udhëtuar së fundmi në Kinë dhe tani janë vendosur në izolim.

Ministri i shëndetësisë në Francë ka thënë se ka të ngjarë që të ketë më shumë raste dhe se autoritetet po vëzhgojnë të gjithë njerëzit me të cilët pacientët kanë rënë në kontakt pas mbërritjes në Francë.

Gjermani

Gjermania konfirmoi rastin e parë të koronavirusit më 28 janar në Bavarinë Jugore.

“Një burrë në rajonin e Starnberg është infektuar me koronavirusin e ri”– tha një zëdhënës i ministrisë, duke shtuar se pacienti ishte nën mbikëqyrje në një repart izolimi.

Ministria e Shëndetësisë nuk dha detaje të mëtejshme se si pacienti u infektua por tha që ai ishte në një gjendje “të mirë mjekësore“. Ministria tha se e konsideron rrezikun për popullatën e përgjithshme të jetë “i ulët”.

Japoni

Më 26 janar, transmetuesi publik japonez NHK, tha se ishte konfirmuar një rast i katërt me koronavirus. Ai ishte një banor nga Wuhan-i në të 40-tat e tij, i cili ishte duke vizituar Japoninë për pushime.

Rasti i parë i vendit u raportua nga ministria e shëndetësisë javën e kaluar: një njeri që kishte vizituar Wuhan-in dhe ishte shtruar në spital në 10 janar, katër ditë pas kthimit të tij në Japoni. Mediat lokale thanë se pacienti i dytë ishte një burrë në të 40-at, i cili ishte me origjinë nga Wuhan dhe ishte në një udhëtim në Japoni. Një rast të tretë u konfirmua më 25 janar. Ministria e shëndetësisë e vendit tha se një grua në të 30-at e saj që jetonte në Wuhan por kishte shkuar për të vizituar Japoninë.

Malaysia

Malajzia konfirmoi katër raste në 25 janar. Të gjithë ishin shtetas kinezë që kishin shkuar me pushime nga Wuhan-i.  Ata kishin mbërritur në vend nga Singapori dy ditë më parë.

I konfirmuari i fundit ishte një burrë 40 vjeç, i cili po kurohej në spital. Një grua 65 vjeç dhe dy djem, të moshës dy dhe 11 vjeç, janë në gjendje të qëndrueshme dhe po mbahen në një repart izolimi në një spital publik, tha ministri i shëndetësisë në Malajzi. Ata janë gruaja dhe nipi e mbesa e një 66-vjeçari, i cili u zbulua se ishte i infektuar në Singapor.

Nepal

Nepali ka konfirmuar se një 32-vjeçar i ardhur nga Wuhan-i kishte rezultuar pozitiv pas testeve për koronavirusin.

Pacienti, i cili fillimisht ishte mbajtur në karantinë, u shërua dhe u lirua. Qeveria tha se mbikëqyrja është rritur në aeroport “dhe pacientët e dyshimtë që hyjnë në Nepal po monitorohen”.

Singapor

Singapori ka konfirmuar pesë raste, të gjithë njerëzit që kishin mbërritën në qytet nga Wuhan-i për pushimet e Vitit të Ri Lunar.

Korea e jugut

Qendrat e Koresë së Jugut për Kontrollin e Sëmundjeve (KCDC) konfirmuan rastin e katërt më 27 janar, duke thënë se një 55-vjeçar nga Koreja e Jugut që u kthye nga Wuhan-i në 20 Janar kishte rezultuar pozitivisht për virusin.

Rasti i parë ishte një grua 35-vjeçare që kishte ardhur nga Wuhan-i, më 20 janar. Rasti i dytë, i konfirmuar në 24 janar, ishte një burrë nga Koreja e Jugut në vitet e 50-ta që u kthye nga puna në Wuhan. Rasti i tretë ishte një 54-vjeçar, banor i Koresë së Jugut, që kishte mbërritur në shtëpi në 20 janar.

Sri Lanka

Sri Lanka konfirmoi rastin e parë të koronavirusit më 27 janar. Pacientja u identifikua si një grua 43-vjeçare kineze nga Hubei, që kishte mbërritur në Sri Lanka si një turiste. Ajo u pranua në Spitalin e Sëmundjeve Infektive.

Tajvani

Tajvani ka zbuluar pesë raste deri më tani, më e fundit një grua që kishte qenë duke punuar në Wuhan para se të kthehej në shtëpi në 20 janar. Autoritetet e ishullit kanë këshilluar që të mos ketë më udhëtime në provincën e Hubei-it dhe më 24 janar lajmëruan se çdo ardhje nga Wuhan-i do të refuzohej nga emigracioni.

Të gjitha ardhjet nga pjesa tjetër e Kinës, duhet të plotësojnë formularët e deklaratës shëndetësore pas mbërritjes.

Tajlandë

Tajlanda ka zbuluar 14 raste deri më tani. Sukhum Kanjanapimai, sekretari i përhershëm i ministrisë, tha të martën të gjashtë rastet e fundit janë turistë kinezë nga provinca e Hubei-it që hynë në Tajlandë disa ditë më parë. Ata janë ntë gjithë ngaqyteti i Wuhan-it.

Rastet e reja janë dy gra dhe katër burra të moshës 6 deri në 60 vjeç. Pesë nga gjashtë rastet e reja janë anëtarë të së njëjtës familje. Të gjashtë ndodhen në një spital në provincën Nonthaburi.

Shtetet e Bashkuara

SHBA ka konfirmuar pesë raste të virusit – dy në Kaliforni, dhe nga një në Arizona, Chicago dhe Ëashington-i.

Vietnami

Vietnami në 23 janar konfirmoi dy raste të virusit. Njëri ishte një burrë nga Wuhan-i i cili udhëtoi në qytetin Ho Chi Minh në fillim të këtij muaji dhe ia transmetoi virusin djalit të tij.

Të dy po trajtohen në spital dhe janë të qëndrueshëm, thanë zyrtarët shëndetësorë Vietnamezë.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuake e AJ/ Përshtati në shqip Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *