Vendosni fjalën kyçe....

Dosja 184 për zgjedhjet në Dibër i kalon SPAK-ut


SPAK-u ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe ka marrë përsipër dosjen e njohur si 184 për zgjedhjet në Dibër.

Fillimisht dosja ishte marrë përsipër nga Prokuroria e Krimeve të Rënda por pasi ky institucion shpalli moskompetencë në korrik, ia kaloi atë prokurorisë së Dibrës.

Në fillim të ktij viti, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, kërkoi që dosja në fjalë t’i kalonte SPAK-ut.

Ajo nisi pas publikimit të përgjimeve nga gjermanët e BILD-it, përgjime në të cilat dëgjohen kryeministri Rama, ministrat Tahiri e Gjiknuri, deputetët Manja, Ndreu, Qefalia e Gaçi si dhe zyrtarë policie e të administratës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *