Është ekstraduar nga Italia, Igli Mema, i cili akuzohet për atentatin e 10 majit 2019 ndaj Ines Hajrullës në Vlorë. Lidhur me atentatin ndaj të riut janë ndaluar 4 persona, ndërsa të tjerë emra janë në kërkim.
Në pranga deri tani kanë rënë Daut Elmazi 25-vjeç, Ardjan Ahmeti 26 vjeç, Albano Goxhaj 24 vjeç dhe Dejvison Serjanin. Vetë Hajrulla u ndalua nga policia më 4 qershor ndërsa i lirua rreth një muaj më vonë, më 23 korrik.
Ai është person me precedent penal pasi akuzohet për trafik droge, vrasje e grabitje dhe u ka shpëtuar dy atentateve të mëparshëm. Më 27 nëntor 2017, ndaj tij u bë një atentat ku i riu humbi këmbën nga një shpërthim në mjetin e tij tip ‘Jeep’.