Vendosni fjalën kyçe....

“Fitore për të dy shtetet”, Trump prezanton planin për zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë


Donald Trump ka propozuar një zgjidhje dy-shtetërore për Izraelin dhe Palestinën e cila do të shihte kryeqytetin palestinez të vendosur në lindje të Jeruzalemit, në një veprim që presidenti amerikan e quajti një “hap të madh drejt paqes”.

Trump tha se Izraeli kishte rënë dakord për të negociuar në bazë të një “harte-ide” dhe të detajuar të propozuar për herë të parë. Nëse Izraeli pajtohet në hartën e propozuar, SHBA do ta njohë atë, tha ai.

Plani gjithashtu do të krijojë një program rilindjeje ekonomike prej 50 miliardë dollarë për palestinezët, Jordaninë dhe Egjiptin.

Duke qëndruar përkrah Trump, Netanyahu tha se prania e ambasadorëve nga Oman, Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në Uashington ishte diçka e mirë për suksesin e planit Trump.

Netanyahu tha se përpjekjet e mëparshme për të zgjidhur krizën “nuk shënuan ekuilibrin e duhur” midis ballafaqimit me frikën e Izraelit për sigurinë e tij dhe dëshirën e palestinezëve për vetëvendosje.

Kryeministri gjithashtu tha se Trump ka qenë “miku më i mirë” që Izraeli ka pasur ndonjëherë dhe megjithëse ka pasur miq të mirë të Izraelit në Shtëpinë e Bardhë më parë, ata as nuk “afrohen” me Trump.

Megjithë fjalët pozitive nga Uashingtoni, pala palestineze tashmë ka thënë se do të refuzojë planin. Administrata Trump, pasi kishte bërë lëshime të shumta dhe të mëdha për Izraelin që nga viti 2017, nuk shihet nga palestinezët si një arbitër neutral në konflikt.

Duke folur për Reuters para publikimit të planit, i dërguari i lartë palestinez në Britani, Husam Zomlot tha se njoftimi do të ishte një “pjesë e teatrit politik” dhe do të shtyjë situatën “drejt greminës dhe në aparteid”.

Ndërkohë, Hamas gjithashtu e hodhi poshtë planin si “të pakuptimtë” dhe e quajti deklaratën e Trump “agresive”.

Një këshilltar i lartë i Presidentit iranian, Hassan Rouhani ka postuar në Twitter se plani i Trump është “vetëm” një marrëveshje e bërë “midis regjimit Sionist [të Izraelit] dhe Amerikës” dhe se ndërveprimi me palestinezët nuk është “në rendin e ditës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *