Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e 4 policëve në masakrën e Urës Vajgurore, kërkon rihapjen e çështjes


Një person i dënuar me burg përjetë për atë që njihet si masakra e Urës Vajgurore ka kërkuar rishikimin dhe rihapjen e çështjes së tij. Musa Protoduari është një nga të akuzuarit për vrasjen e 4 efektivëve të policisë të ndodhur më 17 qershor 1997.

Ai e ka bërë kërkesën nëpërmjet avokatit të tij pasi vetë ndodhet në Kanada.

Në sulmin ndaj policisë mbetën të vdekur 4 efektivë, përkatësisht Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami e Ilia Bano, ndërsa të plagosur mbetën policët Thimi Tanku, Ylli Dhamo, Neim Gjeroveni, Ëngjëllush Pasha, Arben Bega e Shkëlqim Selfo.

Për ngjarjen janë dënuar me burg përjetë vëllezërit Musa e Shkëlqim Protoduari si dhe Fran Marashi kurse bashkëshortja e Musa Protoduarit, Fatbardha është dënuar me 25 vjet burg.

Ai akuzohet se bashkë me persona të tjerë kanë qëlluar me antitank ndaj një blindi policie duke vrarë 4 policë e duke plagosur 7 të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *