Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar për drogë, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari nga Laçi


Ditën e sotme është ekstraduar nga Interpol Tirana 31 vjeçari L.S, lindur në Laç, i dënuar me arrest me burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 L.S ishte larguar në vitin 2016 gjatë ndërhyrjes së policisë, pasi në automjetin e tij I janë gjetur 6 kilogram e 615 gram kanabis sativa.

Pas bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët e tyre në Romë u bë e mundur arrestimi I tij , ndërsa ditën e sotme është ekstraduar drejt Shqipërisë.

Njoftimi i Interpol Tirana:

“Nga specialistët e Interpol Tirana u  krye ekstradimi nga Milano/Itali, i shtetasit shqiptar L. S., 31 vjeç, lindur në Laç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z. Q. K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin penal nr. 271, datë 29.07.2016, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:  Më datë 28.07.2016, në automjetin që drejtohej nga shtetasi L. S. janë gjetur dhe sekuestruar 6 kg e 615 gr. cannabis sativa. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Durrës, ky shtetas është larguar menjëherë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tyre në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *