Vendosni fjalën kyçe....

Ishte nisur për në qytetin e Wuhan-it, qeni i gris pasaporten pronares dhe i shpëton jetën


Kafshët shtëpiake kanë një intuitë të fortë për atë që është apo nuk është e sigurt për ne. Ndonjëherë me të vërtetë duket sikur ata kanë një sens të 6-të dhe mund të shohin në të ardhmen. Ose është thjesht një rastësi kur ata na shpëtojnë.

Një rast i tillë ka ndodhur në Tajvan, ku siç shkruan Bored Panda, një qen me emrin Kimi i shkatërroi pasaportën e pronares pak para se ajo të fluturonte drejt qytetit të Wuhan-it.

Tani, qeni mbase ishte i uritur ose i mërzitur, por me situatën aktuale në Kinë, ky gjest i shpëtoi jetën pronares së saj e cila u detyrua të anulonte udhëtimin drejt Wuhan-it.

Qyteti i Wuhan-it është epiqendra e koronavirusit që ka shpërthyer në Kinë dhe po përhapet në të gjithë botën dhe ka krijuar shumë shqetësime për komunitetin global shëndetësor.

Pronarja e Kimit postoi fotografi të pasaportës së saj të përtypur në rrjetet sociale. Në foto, qeni duket shumë fajtor. Fillimisht, pronarja u zemërua me atë që ndodhi, por kjo përpara se virusi të përhapej.

“Këlyshi im po përpiqej të më mbronte. Pasi u copëtua pasaporta ime, virusi filloi të përhapet vetëm atje ku planifikoja të shkoja. Mendoj për këtë tani dhe është shumë prekëse. Për fat të mirë, ti e bllokove udhëtimin tonë”–  shkruan ajo në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *