Vendosni fjalën kyçe....

MacKenzie Bezos zvogëlon aksionet e saj në “Amazon” me 400 milionë dollarë


Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos, MacKenzie Bezos, ka zvogëluar aksionet e saj në Amazon me rreth 400 milion dollarë.

Në regjistrimin e së premtes, rezulton se ajo ka mbetur me 19.5 milionë aksione, ose rreth 200 mijë më pak sesa mori pas divorcit (19.7 milionë).

Siç shkruan Bloomberg, nuk është e qartë nëse MacKenzie Bezos, i shiti aksionet, i dhuroi ato apo i transferoi në një mënyrë tjetër. Koha e ndonjë transaksioni gjithashtu nuk është e qartë.

Majin e kaluar, MacKenzie Bezos nënshkroi një premtim, duke i ubashkuar një sime për të dhuruar gjysmën e pasurisë së saj për kauza bamirësie. Jeff Bezos ende nuk e ka nënshkruar premtimin, por e duartrokiti vendosmërinë e ish-gruas së tij.

Aksionet që mungojnë do të kishin një vlerë prej afro 400 milionë dollarë sot. Pjesa e mbetur e aksioneve të saj vlerësohet në 36.3 miliardë dollarë, ndërsa ish-bashkëshorti i saj Jeff Bezos ende zotëron aksione me vlerë 107 miliardë dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *