Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas fugonin e ndaluar nga policia, plagosen 3 persona në Pogradec


Si pasojë e një aksidenti në Pogradec janë plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhur ne segmentin Pogradec-Lin, tek Tuneli Panoramik ku janë përfshirë  dy automjete.

Mësohet se një furgon i transportit te mallrave është përplasur me një mjet tjetër.

Furgoni i mallrave ishte ndaluar nga një polic, në momentin qe është përplasur nga mbrapa nga automjeti tip “ford”, ndërsa polici është goditur nga furgoni.

Te lënduarit janë transportuar drejt spitalit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po kryhen veprime nga policia në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.01.2020, ora 19:30, në dalje të “Tunelit Panoramik”, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin I.R., rreth 60 vjeç, banues në Pogradec, ka përplasur një mjet tip furgon, i cili ishte ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi I. R., pasagjeri i këtij mjeti shtetasi L. R., 55 vjeç, banues në Pogradec, si edhe punonjësi i Policisë Rrugore A. I., të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *