Mbrëmja e çmimeve “Grammy 2020” mund të kenë qenë nata më e madhe në muzikë, por nuk arriti të fitojë vlerësime të mëdha.
Maratona mbi tre orë arriti të fitonte 18.7 milionë shikues për CBS-në natën e së dielës, duke shënuar transmetimin më të ulët në historinë e saj. Të paktën sipas vlerësimeve të “Nielsen”.
Siç shkruan Fox News, transmetimi i këtij viti pati një rënie afërsisht me 6 % nga ceremonia e vitit të kaluar që kishte 19.9 milionë shikues. “Grammy Awards” u përball me një rënie prej 53 % që nga viti 2012, ku pati 39.9 milionë shikues.
Mbrëmja e së dielës nisi me homazhe për legjendën e NBA-s, Kobe Bryant, i cili vdiq në një aksident me helikopter disa orë para ceremonisë.
E diela ishte një natë e papritur për këngëtaren 18-vjeçare Billie Eilish, e cila hyri në histori si artistja e re që ka fituar katër çmimet më të mëdha duke përfshirë këtu Këngën e Vitit dhe Albumin e Vitit. Ajo çoi në shtëpi gjashtë trofe në total, pasi edhe vëllai i saj Finneas O’Connell u shpall producenti i vitit.