Vendosni fjalën kyçe....

Meta i jep titullin Mjeshtër i Madh ish-futbollistit të Kombëtares Genc Tomori


Presidenti Ilir Meta i ka akorduar titullin “Mjeshtër i Madh” ish-futbollistit të Partizanit dhe Kombëtares Genc Tomori.

Titullin Meta ia ka dorzëuar Tomorit në 60-vjetorin e lindjes për kontributin e madh si futbollist, trajner dhe drejtues.

Kënaqësi e veçantë, jo vetëm t’i uroja sot futbollistit të shquar të Partizanit dhe Ekipit Kombëtar, Genc Tomorit, 60-vjetorin e lindjes, por edhe ta vlerësoja me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në mirënjohje dhe nderim për pasionin dhe kontributin e spikatur si futbollist, trajner dhe drejtues i përkushtuar prej gati tre dekadash me “të kuqtë” dhe Kombëtaren kuqezi, i dalluar për aftësitë e tij edhe në arritjen e rezultateve të larta me ekipet e moshave.
I përshëndes të gjithë sportdashësit dhe dashamirësit e Genc Tomorit me këtë gol të paharruar të tij, që kalonte në avantazh Shqipërinë ndaj Gjermanisë së madhe të Rumeniges dhe Shumakerit, në ndeshjen e 20 nëntorit 1983 për Kualifikueset e Europianit, pas një aksioni fantastik në krahun e djathtë që dinte të realizonte vetëm një Shqipëri sulmuese e Shyqyri Rrelit dhe Medin Zhegës
”-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *