Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk mundem më” – videoja e mjekes në Kinë që po bën xhiron në rrjet


Këto pamje ku një mjeke në Kinë shpërthen në lot e bërtet “Nuk mundem më” janë bërë virale në rrjet. Siç shkruan Daily Mail, mjekja kishte punuar ditë e natë për të trajtuar pacientët me koronavirus dhe ajo ishte përplasur në karrige e rraskapitur.

Dikush e ka filmuar dhe videoja e mjekes është bërë virale për 14 sekonda.

Një tjetër video tregon një doktor kinez, i cili po i bërtet në telefon menaxherit të spitalit, sepse ky i fundit nuk po ndihmonte në trajtimin e pacientëve. Vërtetësia e videove nuk mund të konfirmohet pasi ato janë hequr që nga ajo kohë, por është e qartë se janë publikuar nga Kina.

Personi që ka shpërndarë videon e dytë, e ka fshirë videon duke thënë se nuk e dinte për pasojat me të cilat do përballej mjeku në video.

Epidemia e koronavirusit në Kinë ka vrarë të paktën 106 njerëz, ndërsa janë sëmurë më shumë se 4 mijë e 500 të tjerë të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *