Vendosni fjalën kyçe....

Pas Berlinit, Rama niset për Bruksel për të takuar Von der Leyen dhe Stoltenberg


Pas takimit në Berlin me kancelaren Angela Merkel, kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Brukselit.

Sipas Ramës, kjo vizitë po bëhet në kuadër të konferencës së donatorëve që pritet të mbledhë vlera monetare për fazën e rindërtimit në Shqipëri, pas tërmetit të 26-nëntorit që la pas 51 viktima dhe mijëra banesa të dëmtuara. Po ashtu ai thotë se do takohë edhe Sekretarin e Përgjithëm të NATO-s.

“Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut.”– shkruan kryeministri Rama.

Vetëm një ditë më parë Rama ishte në Berlin, ku u takua me kancelaren Angela Merkel. Kjo e fundit tha se do të kërkojë në Samitin e ardhshëm të BE-së hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe maqedoninë e Veriut.

Pas këtij takimi Rama tha se mori miratimin e kancelares për ligjin special kundër krimit të organizuar dhe të ashtuquajtës KÇK.

Ditën e sotme në Bruksel pritet të mbahet dhe Samiti për Ballkanin Perëndimor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *