Policia ka vazhduar edhe ditën e sotme aksionin për evidentimin dhe kapjen e personave të përfshirë në pengmarrjen me pasojë vdekjen të Jan Prengës.
News 24 raporton se pasditen e sotme uniformat blu kanë arrestuar një person në Kavajë, në lagjen 5 të qytetit i cili rezulton i afërt me personat e ndaluar të familjes Hajri në Shijak.
Personi i ndaluar akuzohet për veprat që pengojnë zbulimin e së vërtetës pasi policia dyshon se ka fshehur sende që i përkasin viktimës.
Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri janë tre personat të cilët janë arrestuar për pengmarrjen e Jak Prengës, i cili pasi u dhunua barbarisht në Kamëz dy javë më parë, u mor forcërisht me një makinë.