Vendosni fjalën kyçe....

Përballja e 50-të, Djokovic e Federer ndeshen në gjysmëfinalen e “Australian Open”


Numri 2 në botë Novak Djokovic arriti të mposhtë kanadezin Milos Raonic duke u kualifikuar në gjysmëfinalet e ‘Australian Open 2020’.

Kampioni shtatë herë në ‘Australian Open’ do ndeshet në gjysmëfinale me zvicerianin Roger Federer për të 50-ën herë. Ata janë përballur 49 herë deri më tani, me Djokoviç që ka fituar 26 ndeshje.

Në ndeshjen tjetër të së martës, kampioni gjashtë herë i Australian Open, Federer arriti në gjysmëfinale pasi mundi amerikanin Tennys Sandgren. Edicioni i 108-të i Australian Open zhvillohet nga data 20 Janar deri më 2 Shkurt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *