Vendosni fjalën kyçe....

Policia franceze prish kampin e refugjatëve në Paris, ata ngrenë një tjetër pak më tutje


Autoritetet franceze kanë zhvendosur më shumë se 1,400 emigrantë që jetonin në një kamp në veri të Parisit.

Ata u dërguan në banesa të përkohshme teksa autoritetet shpresojnë të gjejnë zgjidhje afatgjatë për problemin me të cilin përballet kryeqyteti francez.

Operacioni nisi në orën 05:30 të ditës së sotme ndërsa në të morën pjesë forca të shumta policie. Rreth 249 familjarë dhe 1.187 burra beqarë u dërguan në akomodim të përkohshëm në gjimnazet afër ose në 17 qendra pritjeje në Ile-de-France.

Pasi kampi i emigrantëve i njohur me emrin ‘xhungla’ në Calais u mbyll në vitin 2016, emigrantët dhe azilkërkuesit u zhvendosën në Paris.

Pas operacionit të mëngjesit të së martës, shefi i policisë në Paris, Didier Lallement u zotua se zona nuk do kthehet më në kamp emigrantësh. Sidoqoftë, një kamp i ri tashmë është shfaqur në Porte de la Villette aty pranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *