Vendosni fjalën kyçe....

Pompeo ndalon gazetaren e NPR-së ta shoqërojë në Europë, pas intervistës tensionuese me kolegen e saj


Departamenti i Shtetit Amerikan ka larguar një gazetare të NPR-së (Radioja Publike Kombëtare) nga grupi i caktuar për udhëtimin e ardhshëm të sekretarit Mike Pompeo, kjo vetëm pak ditë pas një interviste të tensionuar me një tjetër gazetare të NPR-së.

Rrjetit të radios tha se nuk u dha asnjë shpjegim për largimin e gazetares Michele Kelemen. Një përfaqësues i radios e konsideroi këtë si një hakmarrje nga ana e Pompeos.

Departamenti i shtetit nuk ka komentuar lidhur me këtë.

Në intervistën e së remtes, Pompeo u pyet në mënyrë të përsëritur për Ukrainën dhe pëejashtimin e ambasadores së SHBA-së, Marie Yovanovitch. Reporterja e Radios Publike Kombëtare, Mary Louise Kelly, e pyeti nëse ai e mbrojti apo duhej të kishte mbrojtur zonjën Yovanovitch.

Disa ditë më pas, NPR konfirmoi që Kelemen, e cila ka mbuluar departamentin e shtetit për gati dy dekada, nuk do të lejohej të udhëtonte me Pompeon në udhëtimin e tij për në Evropë dhe Azinë Qendrore. Udhëtimi fillon ditën e enjte.

Në një deklaratë, Shaun Tandon, kreu i Shoqatës së Korrespondentëve të Departamentit të Shtetit tha: “Trupat e shtypit të Departamentit të Shtetit kanë një traditë të gjatë të shoqërojnë sekretarët e shtetit në udhëtimet e tyre dhe ne e shohim të papranueshme që të ndëshkosh një anëtar të veçantë të shoqatës tonë. Ne me respekt kërkojmë nga Departamenti i Shtetit të rishqyrtojë dhe të lejojë Michele të udhëtojë me avion për këtë udhëtim.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *