Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Kinë tani ka arritur në 106, ndërsa rastet e infeksioneve të reja pothuajse janë dyfishuar brenda një dite.
Siç shkruan BBC, numri i rasteve totale të konfirmuara në Kinë u rrit në 4,515 të tilla që ishin deri në 27 Janar, nga 2,835 që rezultonin një ditë më parë.
Autoritetet kineze kanë forcuar kufizimet e udhëtimit dhe përdorimi i maskave në publik tanimë është i detyrueshëm në disa qytete.
Qyteti i Wuhan-it është në epiqendrën e shpërthimit, por virusi është përhapur në të gjithë Kinën dhe ndërkombëtarisht.
Wuhan-i dhe krahina Hubei në të cilën ndodhet ky qytet, tashmë janë të bllokuara. Të hënën, autoritetet në Pekin konfirmuan që kishte vdekur një burrë 50-vjeçar. Kjo është vdekja e parë e shënuar në kryeqytetin kinez nga virusi.
Koronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe nuk ka kurë ose vaksinë specifike. Shumica e viktimave kanë qenë në provincën Hubei, përgjithësisht kanë qenë njerëz të moshuar ose ata me probleme me frymëmarrjen para-ekzistuese.
Gjithsej 60 persona ishin larguar nga spitali pas shërimit, sipas mediave shtetërore kineze.