Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptarët e përdorin internetin për informacion e filma, europianët për e-mail-e


Në Shqipëri 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit (të paktën në tre muajt e fundit). Sipas Eurostat, në Bashkimin Europian përdorimi i internetit nga e njëjta grupmoshë përllogaritet të jetë 87%, rreth 18 pikë më shumë krahasuar me Shqipërinë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në anketën e përdorimit të teknologjisë së informacionit,  aktivitetet kryesore që kryhen nga shqiptarët nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit”  që janë pyetur kërkimi i informacionit për mallrat dhe shërbimet (për 50,2 % të përdoruesve të internetit), marrjen ose dërgimin e e-mail-eve (32,5 %) dhe për të parë filma në internet (live ose të ruajtura online 38,2 %).

Në ndryshim, pjesa më e madhe e europianëve (75%) janë përgjigjur se më së shumti e përdorin internetin për të marrë ose dërguar e-mail-e, ndërsa në vende të dytë renditet kërkimi i informacionit, i ndjekur nga dërgimi i mesazheve, apo i të lexuarit të shtypit. Gjithashtu pjesa më e madhe e europianëve kanë deklaruar se e  përdorën internetin për të veprime e lehtësira bankare (58%), për të marrë pjesë në rrjetet sociale (57%), për të kërkuar informacion shëndetësor (55%), për të dëgjuar muzikë (53%) dhe telefonikë ose thirrje video. (52%).

Ku përdoret më shumë interneti në Europë, Shqipëria lë pas vetëm Bullgarinë

Interneti gjen një përdorim të gjerë në vendet e Bashkimit Europian, por rekordi në 2019-n është shënuar në Islandë, ku thuajse 100% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit që është kryer pyetësori.

Po ashtu, përqindja ka qenë shumë e lartë në vendet si Zvicra dhe Danimarka me përkatësisht 97% të anketuarve që kanë deklaruar se janë përdorues, ndjekur nga Norvegjia dhe Suedia me 98%.

Janë vlerësuar me 90% të përdoruesve të anketuarit në vende e Europës Perëndimore si: Spanja, Gjermania, Finlanda, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Luksemburgu.

Nga ana tjetër, përdorimi i internetit është vlerësuar si më i ulëti në vendet e Europës Lindore, ku rekordi më i ulët është regjistruar në Bullgari, ku vetëm 68% e të anketuarve në moshën 16-75 vjeç kishin përdorur internetin në 3 muajt e fundit qe janë pyetur. Më pas renditet Shqipëria me 68.6% të përdoruesve, Rumania me 74%.

Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia përdorimi i internetit ishte përkatësisht 76% në të dyja vendet.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *