SPAK-u nuk i ka pranuar aktet e Dosjes 184, lidhur me zgjedhjet në Dibër dhe ia ka kthyer mbrapsht prokurorisë së Dibrës.
Hetimi ku dyshohet për blerjen e zgjedhjeve lokale në Dibër në vitin 2016, nisi pas publikimit të përgjimeve të medias gjermane, ‘Bild’.
Fillimisht dosja u mor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda por kjo e fundit shpalli moskompetencën për të duke ia dërguar prokurorisë së Dibrës.
Më 22 janar të këtij viti, edhe kjo e fundit shpalli moskompetencë duke ia përcjellë atë SPAK-ut. Ditën e sotme prokuroria speciale SPAK ia ktheu dosjen sërish prokurorisë së Dibrës.