Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për pengmarrjen e Jak Prengës në zonën e Kamzës. Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri janë tre personat të cilët janë arrestuar.
Sipas policisë, në pengmarrjen e Prengës kanë marrë pjesë rreth 10 persona, tre prej të cilëve janë personat e arrestuar dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve Leonard Hajri.
Jak Prenga u rrëmbye në Kamëz rreth dy javë më parë, ndërsa nuk ka patur asnjë informacion deri ditën e djeshme kur policia shoqëroi dy persona në Shijak.
Dy vëllezërit e Jakut rezultojnë me precedent penal. Njëri prej tyre dyshohet se ka lidhje me grupin e Shijakut dhe është dënuar me 12 vite burg në Angli për trafik droge.