Vendosni fjalën kyçe....

Vendet që po evakuojnë shtetasit e tyre nga zonat e prekura nga virusi në Kinë


Vende në të gjithë botën po planifikojnë të evakuojnë stafin diplomatik dhe qytetarët nga zonat kineze të goditura nga koronavirusi, i cili po përhapet shpejt.

Koronavirusi i ri kinez, deri më tani ka shkaktuar vdekjet e 106 personave, ndërsa janë sëmurë më shumë se 4 mijë e 500 të tjerë të tjerë.

Wuhan, një qytet me 11 milionë banorë në provincën e Hubei, është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit. CNC ka mbledhur planet e evakuimit të disa vendeve, dhe se si ata po planifikojnë të menaxhojnë rrezikun.

PLANET E SHTETEVE:

Kanadaja ka rreth 167 shtetas në zonën Wuhan, tha të hënën Ministri i Jashtëm François-Philippe Champagne. Sipas tij tetë persona kanë kërkuar ndihmë konsullore, e cila po u ofrohet. Ndërsa nuk përjashtoi evakuimet e mundshme, ministri nuk tregoi nëse kishte ndonjë planifikuar gjë për momentin, duke shtuar se secila kërkesë konsullore do të vlerësohej “rast pas rasti”.

Franca pret të riatdhesojë deri në disa qindra nga 800 qytetarët e saj që jetojnë në zonën e Wuhan-it. Të evakuuarit do të duhet të kalojnë 14 ditë në karantinë për të shmangur përhapjen e virusit në Francë.

Japonia pritet të rregullojë fluturimet çarter sa më shpejt të martën, për të marrë ndonjë nga qytetarët e saj që dëshirojnë të kthehen nga Wuhan-i. Ministri i Jashtëm, Toshimitsu Motegi tha se në provincën Hubei është konfirmuar se janë rreth 430 shtetas japonezë.

– Qeveria e Spanjës po punon me Kinën dhe Bashkimin Evropian për të riatdhesuar shtetasit spanjollë nga zona e Wuhan-it, tha Ministrja e Jashtme, Arancha Gonzalez Laya.

– Departamenti Amerikan i Shtetit tha se do të evakuojë personelin nga konsullata e tij në Wuhan, drejt Shteteve të Bashkuara dhe do t’u ofrojë një numër të kufizuar vendesh qytetarëve privatë amerikane gjatë një fluturimi. Disa qytetarë do të jenë në gjendje të hipin në “fluturimin e vetëm” duke lënë Wuhan-in në datën 28 janar për të mbërritur në San Francisko.

Britania e Bashkuar po flet me partnerët ndërkombëtarë për të gjetur zgjidhje për të ndihmuar shtetasit britanikë dhe të tjerë të huaj të largohen nga Wuhan-i, tha një zëdhënës i kryeministrit Boris Johnson.

Rusia ka qenë në bisedime me Kinën për evakuimin e shtetasve të saj nga provinca Wuhan dhe Hubei, tha ambasada e Rusisë në Kinë.

-Qeveria Hollandeze po vlerëson mënyrat për evakuimin e 20 shtetasve holandezë nga Wuhan-i, njoftoi agjensia e shtypit ANP.

-Autoritetet në Myanmar thanë që ata kishin anuluar një evakuim të planifikuar të 60 studentëve nga Mandalay, të cilët po studionin në Wuhan. Kyaë Yin Myint, një zëdhënës i qeverisë komunale të Mandalay, i tha Reuters se ishte marrë një “vendim i fundit” për t’i dërguar ata pas 14 ditësh, pasi të mbaronte periudha e inkubacionit për virusin.

Gjermania do të zhvendosë 90 qytetarë që jetojnë në rajonin Wuhan të Kinës.

Maroku do të zhvendosë 100 qytetarë, kryesisht studentë, nga zona e Wuhan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *