Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvendosja e LDK-ja ngujohen në Kuvend për marrëveshjen, në takim edhe ambasadorët e huaj


Kreu i LDK-së, Mustafa, ka shkuar në Kuvendin e Kosovës për takimin me kreun e Vetëvendosjes, Kurti, në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes së bashkëqeverisjes.

Para hyrjes në Kuvend, Mustafa ai ka thënë për gazetarët se partia e drejtuar prej tij i ka bërë një ofertë shumë të ekuilibruar Vetëvendosjes.

Pas mbërritjes së tij në Kuvend, aty ka ardhur edhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Bislimi, i cili ka thënë për mediat se ambasadorët e QUINT-it (SHBA, , Gjermani, Britani e Madhe, Francë, Itali) do vijnë në takimin dypalësh.

Edhe pse zgjedhjet e 6 tetorit kanë më shumë se 3 muaj që kanë përfunduar, dy partitë që dolën të parat në zgjedhje, Vetëvendosje e LDK nuk e kanë gjetur ende formulën e bashkëqverisjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *