Vullkani shumë aktiv i Meksikës, Popocatepetl, shpërtheu të hënën, por një dritë misterioze që lëviz shpejt sipër tij ka çuar në diskutime të zjarrta në rrjetet sociale.
Kamerat fiksuan shpërthimin e vullkanit Popocatepetl dhe personat me telefonat në duar kapën edhe një dritë misterioze që lëviz me shpejtësi.
Një pjesë përdoruesish të rrjeteve sociale nxituan të thonë se bëhej fjalë për UFO, ndërsa të tjerë thanë se mund të bëhej fjalë për një yll që rrëzohej ose ndonjë dukuri tjetër natyrore.