Një qytetar nga Vlora ka denoncuar presionin që bëhet nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, lidhur me një kontratë me vlerë 1 miliard lekë, që sipas tij po kërkohet t’i jepet prefektit të Vlorës, Flamur Mamaj.
Qytetari që punon si jurist në Bashki, thotë se kryebashkiaku Dritan Leli po i bën presion administratës që t’ia japë tenderin e rojeve të bashkisë kompanisë së prefektit Flamur Mamaj, që administrohet nga bashkëshortja e Mamajt.
Denoncimi i tij është publikuar nga ish-kryeministri Berisha.
‘Denoncon marrjen e tenderit te bashkise nga prefekti i VLORES
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje Doktor Berisha!
Ju uroj nje vit te mbare. Jam nje jurist ne bashkine e vlores dhe dua te ndaj me ju nje shqetesim. Qeveria shqiptare ka nxjerr nje VKM qe te gjitha sherbimet e ruajtjes se institucioneve do t’i marre shoqeria Illyrian Guard, deri ketu jemi ne rregull, pasi nuk dua te futem me shume ne qellimet e erreta te saj. Problemi im dhe i kolegeve te mij eshte qe kemi mbi nje muaj qe jemi ne stres dhe nen presionin e kryetarit te bashkise Dritan Leli, i cili na kerkon me cdo kusht qe tenderin e rojeve te bashkise ta marre kompania F.P. Mamaj, qe eshte kompania e prefektit Flamur Mamaj. Kete kompani tani e administron gruaja e prefektit. Ai na thot zgjidheni si te doni, tenderin duhet ta marre patjeter Flamuri. Tenderi eshte 1 miliard leke dhe Dritan Leli kerkon qe keto leke tja jap Flamur Mamaj sepse i ndajne bashke. Jemi ne nje stres te madh, pasi nuk dime si te veprojme ne kete rast, pasi VKM-ja e thot qarte qe kete sherbim duhet ta marre sh.a. Illyrian Guard qe eshte kompani shteterore.
Ju lutem denoncojeni kete afere te turpshme!
Respekte per ju!’