Në rrafshin kohor të 24 orëve në Librazhd bizneset kanë rënë pre e grabitësve.
Një dyqan me produkte ushqimore është vjedhur në fshatin Hotolisht të Librazhdit. Grabitësit kanë mundur të marrin me vete 3-4 milionë lekë të vjetra si dhe produkte ushqimore nga dyqani. Ushqimorja ishte në pronësi të Arif Alliut dhe ndodhej në qendër të fshatit ngjitur me ndërtesën e Njësisë Administrative, ndërsa grabitja ndodhi mbrëmjen e të martës.
Më pas, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pre e një grabitje në qytetin e Librazhdit ra dhe një argjendari. Grabitësit fillimisht kanë hyrë në banesën e biznesmenit Skënder Xhani, ku i kanë marrë çelësat e argjendarisë dhe më pas kanë shkuar për ta grabitur atë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e autorëve të dy grabitjeve ndodhur brenda pak orëve diferencë në qytetin e Librazhdit.