Vendosni fjalën kyçe....

Farmacia kineze gjobitet me 430,000 dollarë, rriti me 6 herë çmimin e maskave të fytyrës


Një farmaci në Kinë është gjobitur me 430 mijë dollarë pasi u përpoq të nxirrte përfitime të padrejta nga shpërthimi i koronavirusi.

Farmacia raportohet se i rriti çmimet e maskave të fytyrës me 6 herë nga çmimi i zakonshëm teksa miliona kinezë janë në nevojë për maska mbrojtëse.

Farmacia e rriti çmimin nga 143 juanë në 850 juanë për kuti. Farmacia do të duhet të paguajë 3 milionë juanë (434,530 dollarë) pasi u kap në faj nga rregullatori.

Përhapja e koronavirusit, që filloi në Wuhan, në fund të vitit të kaluar, nuk tregon shenja të ngadalësimit, duke marrë dhjetëra viktima të reja çdo ditë. Të mërkurën Komisioni Kombëtar i tha se numri i vdekjeve ka shkuar në 132.

Numri i rasteve të konfirmuara brenda territorit të Kinës u rrit në 5,974, por është është më pak sesa ai gjatë epidemisë së rëndë të frymëmarrjes (SARS) në jug të Kinës mes nëntorit 2002 dhe korrikut 2003. Përhapja e SARS-it vrau 349 njerëz në Kinë dhe mbi 770 në nivel global.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *