Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet shorti, zbuloni kur do të këndojë Arilena Ara në “Eurovision”


Është hedhur shorti i cili përcakton renditjen e artistëve që do të këndojnë në mbrëmjet gjysmëfinale të “Eurovision”. Siç tregohet në faqen zyrtare të kompeticionit, pjesa e parë e shortit përcaktoi në të cilën gjysmëfinale do të votojë secili nga 6 vendet e para-kualifikuara (Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar) dhe vendi pritës Holanda.

Shorti i dytë vendosi më pas se në të cilën mbrëmje do të performojë secili nga vendet e tjera pjesëmarrëse. Emrat e 35 gjysmë-finalistëve u ndanë në 6 vazo dhe më pas u lexuan në mënyrë rastësore.

Vendosja e emrave në vazo të ndryshme ndihmon për të zvogëluar mundësinë e “votimit fqinjësor” dhe rrit suspancën në gjysmëfinale.

Këngëtarja Arilena Ara e cila do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Shaj” në edicionin e këtij viti në “Eurovision” do të ngjitet në skenë mbrëmjen e dytë gjysmëfinale dhe do të këndojë e 18-ta dhe e fundit në radhë.

Nata e parë gjysmëfinale do të zhvillohet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 16 maj në Roterdam. 

Pas hedhjes së shortit, tani qyteti Holandez është zyrtarisht qyteti pritës i Festivalit të Këngës në Eurovision 2020.

Kryebashkiaku Aboutaleb i tha audiencës se Rotterdam ka për të ofruar gjithçka, me arkitekturën moderne, hapësirën e gjelbër dhe 180 kombësitë. “Kur vizitoni Roterdamin, ju merrni botën“- tha ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *